17 të vdekur nga një sulm me armë


17 të vdekur nga një sulm me armë

08:40 14/08/2017

Shtatëmbëdhjetë persona janë vrarë dhe 8 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një sulm me armë që ndodhi në qendrën e kryeqytetit të Burkina Faso.

Qeveria e cilëson ngjarjen si sulm terrorist. Dëshmitarët thanë se tre persona të armatosur hapën zjarr ndaj klientëve që ndodheshin jashtë një restoranti. BBC raporton se policia lokale vrau tre sulmuesit që qëlluan me armë ndaj qytetarëve.

Dyshohet se sulmi mund të jetë kryer nga bashkëpunëtorë të Al-Kaedës. Në janar të vitit të kaluar, 30 persona u vranë në një sulm të ngjashëm jashtë një kafeneje. Shefi i policisë i tha Associated Press se 3 atentatorët kishin mbërritur me motor para restorantit dhe filluan të qëllonin me armë.

Një spital tha se një prej viktimave ishte shtetas turk. Raporte të tjera të pakonfirmuara thonë se mes viktimave është edhe një shtetas francez. Megjithatë, zyrtarisht nuk ka informacion për identitetin dhe kombësinë e viktimave. /

tvklan.al






Të ngjashme