Tragjedia/ 64 fëmijë vdesin në spital


Tragjedia/ 64 fëmijë vdesin në spital

09:50 14/08/2017

Një tragjedi konsiderohet ajo që ka ndodhur në një spital, ku kanë humbur jetën 64 fëmijë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më spitalin publik të Uttar Pradesh të Indisë.

Sipas mediave botërore, fëmijët humbën jetën pasi u ndërpre furnizimi me oksigjen për shkak të borxhit që spitali kishte ndaj kompanisë private që ofronte oksigjen.

Në mesin e fëmijëve të vdekur, 34 ishin foshnja. Mediat indiane shkruajnë se administrata spitalore nuk kishte shlyer një borxh prej 106 mijë dollarë ndaj kompanisë private.

Ministria e Shëndetësisë kërkoi dorëheqjen e drejtorit të spitalit dhe deklaroi se do të nisë hetim i plotë për të zbardhur deri në fund shkaqet e plota të kësaj tragjedie.

/tvklan.al






Të ngjashme