Tërmeti trondit Greqinë dhe Turqinë
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në lindje të ishullit grek Kos dhe Bodrumit në Turqi.
Tërmeti raportohet se ka qenë me magnitudë 4.8 i Shkallës Rihter. Lëkundjet sizmike ranë në një thellësi 10 kilometra. Nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale. Sipas Institutit Sizmiologjik në Athinë, tërmeti është pjesë e sekuencës së post-tërmetit 6.6 ballë që goditi ishullin Kos dhe Bodrumin në Turqi më 21 korrik. Nga ky tërmet, 2 persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur. Gjatë gjithë muaji, Deti Egje është goditur nga disa tërmete duke shkaktuar panik tek banorët./tvklan.al