Përmbyset autobusi, 4 të vdekur


Përmbyset autobusi, 4 të vdekur

12:35 14/08/2017

Të paktën katër persona e kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë janë lënduar në një aksident që ka ndodhur sot herët në mëngjes në rrugën midis Ankarasë dhe Konjas në Turqi.

Shoferi i autobusit humbi kontrollin pasi u përpoq të shmangte një lopë në mes të rrugës.

Në vendin e ngjarjes mbërritën ekipe të shumta mjekësore të zjarrfikësve dhe ato të policisë.

Nga totali prej 44 njerëzve në autobus, katër humbën jetën, ndërkohë që 18 të tjerë janë dërguar në spital.

/klankosova






Të ngjashme