Video/ Momente paniku në shinat e trenit


Video/ Momente paniku në shinat e trenit

18:41 14/08/2017

Një nënë u hodh në shinat e trenit për të shpëtuar foshnjen e saj, pasi karroca ra nga skaji i platformës.  

Gruaja po udhëtonte nga stacioni i West Ryde në New South Wales të Australisë, kur u hutua duke u përpjekur të ndihmonte fëmijën tjetër.

Pamjet fillimisht shfaqin nënën me dy fëmijët e saj, duke shtyrë karrocën me foshnjen jashtë ashensorit.

Ndërsa një prej fëmijëve del jashtë ashensorit me të, djali i vogël ngadalëson dhe ngel brenda tij. Nëna përqëndrohet për të nxjerrë fëmijën e bllokuar në ashensor, duke lënë të lirë karrocën me foshnjen.

Por kur ajo nuk është duke parë, karroca shkon në drejtim të platformës dhe bie në shinat e trenit duke u rrokullisur. 

Nëna lëshon fëmijët dhe hidhet në shinat e trenit për të shpëtuar foshnjen. Kalimtarët turren për ta ngritur karrocën në platformë, vetëm pak çaste para se të mbërrinte treni.

Pamjet u shpërndanë për të ndërgjegjësuar udhëtarët, pasi u zbulua se gjatë vitit 2016 në transportin publik të Australisë kanë ndodhur rreth 5000 incidente, 2000 prej të cilave kanë ndodhur për shkak të hutimit të udhëtarëve pas telefonave ose prej nxitimit.

Ministri i Transportit , Andrew Constance u shpreh:

"Ne e marrim seriozisht sigurinë e klientëve tanë dhe të stafit. Janë rreth 12 milionë persona që udhëtojnë  çdo javë me tren, autobusë, hekurudhë të lehtë dhe anije dhe shumica dërrmuese e tyre përfundojnë në mënyrë të sigurtë"

./ tvklan.al





Të ngjashme