7 drejtorë të MAS kallëzojnë Ministren Karabina
Shtatë drejtorë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit kallëzuan për shpërdorim detyre në Prokurorinë e Tiranës, ministren teknike Mirela Karabina.
Ata numërojnë të paktën gjashtë shkelje të ministres. Sipas tyre, ministrja ka cënuar hierarkinë institucionale, ka intimiduar stafin administrativ për veprime të paligjshme, ka hartuar akte të emërimit të funksionarëve politikë në mënyrë të paligjshme, ka liruar dhe emëruar në punë punonjës në shkelje të ligjit etj.
Në reagimin e saj, pas kallëzimit në Prokurori, ministrja Karabina thotë se parregullsitë dhe situatat antiligjore janë deklaruar më herët nga vetë ajo. Ministrja thotë se veprime të tilla dëshmojnë domosdoshmërinë e reformimit rrënjësor të administratës publike.
Edhe më herët, ministrja Karabina është përplasur me stafin e këtij digasteri ku më e ashpër ka qenë ajo me Sekretarin e Përgjithshëm Plaernt Ndreca, njëri prej firmëtarëve të kallëzimit të fundit në Prokurori.
Tv Klan