Idetë e Daçiçit: Shqipëria e Madhe zonë influence e perëndimit
Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i kushton vëmendje ideve të hedhura nga Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç në median serbe.
Në artikullin e së përditshmes “Frankfurter Allgemeine Zeitung” mbi debatin aktual në Serbi për më shumë realizëm ndaj çështjes së Kosovës, nënvizohet se pas presidentit Vuçiç, është Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ai që hedh ide për Kosovën.
“Serbia gjithmonë ka humbur përmes një politike jorealiste dhe utopike ‘gjithçka ka arritur me gjak'”
, shkruan Daçiç në një tekst me pasazhe luftarake, të botuar të hënën në gazetën “Novosti”.
“Pika që gërryen Fushë – Kosovën”
Sipas Daçiç qëllimi i shqiptarëve është krijimi i Shqipërisë së Madhe.
“Kjo Shqipëri e madhe kërcënon të jetë ‘shteti më vital i Ballkanit’ dhe një instrument i ndikimit perëndimor në rajon.”
Daçiç vazhdon me paralajmërime se shqiptarët kanë në plan të bashkojnë veriun e Kosovës me Sanxhakun për të “ringjalluar territorin historik-osman”.
Një lidhje e “Kosovës së islamizuar” me Sanxhakun, sipas Daçiç, do të ishte një dështim më i madh për popullin serb, më i madh se të gjitha dështimet e popullit serb në shekullin e 20-të.
Propozimi i Daçiçit për zgjidhjen e problemeve të Serbisë nuk është edhe aq i ri, ndarja e Kosovës e bashkimi
de jure
i veriut të Kosovës me Serbinë.
“
Përveç kësaj manastiret serbe dhe kishat e Fushë-Kosovës duhet të marrin statusin autonom.”
FAZ analizon se Daçiç e shikon të vetmen zgjidhje realiste për Kosovën në atë që territoret ku jetojnë serbë të bashkohen me Serbinë dhe pjesët e tjera ku jetojnë shqiptarët të pavarësohen.
“
Me sa duket Beogradi ndjek planin se pika që pikon pandërprerë do të jetë ajo që do ta gërryejë Fushë-Kosovën”
, shkruan FAZ. /DW