
Pasi kërcënoi SHBA-në me luftë, Koreja e Veriut goditet nga tërmeti
Askush nuk e di se çfarë po ndodh brenda shtetit komunist të Koresë së Veriut, pasi kërcënoi SHBA-në me luftë.
Sikur të mos mjaftonte situata e tensionuar mes dy shteteve, Koreja e Veriut është goditur nga një tërmet ditën e sotme. Sipas shtypit ndërkombëtar, një tërmet 2.6 ballë i shkallës Rihter raportohet se ka goditur një zonë pranë Penianit, kryeqytetit koreano-verior.
Disa analistë kanë dyshime që lëkundjet sizmike të jenë shkaktuar në fakt nga ndonjë test i mundshëm bërthamor në tunele nëntokësore, sikurse ka bërë më parë diktatori Kim Jong Un. Por, deri tani nuk ka asnjë tregues që të ketë ndodhur një test i tillë.
Në fakt, sot nuk do të ishte e habitshme sikur të ndodhte. Sot është festë kombëtare në Korenë e Veriut. Koreano-veriorët festojnë Ditën Kombëtare të Çlirimit, duke shënuar fitoren ndaj Japonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sizmiologët në Korenë e Jugut thanë se tërmeti dukej i natyrshëm dhe nuk besonin që lëkundjet të ishin shkaktuar nga ndonjë test bërthamor.
/tvklan.al