Kapet me gjysmë kuintali drogë, arrestohet 28-vjeçari
Një person ka përfunduar në pranga dhe i vëllai është shpallur në kërkim nga policia pas sekuestrimit të një sasie prej 46.5 kilogramësh Marijuanë në Krujë.
Në kuadër të operacionit “Cudhi”, 28-vjeçari Nuri Hysa, banues në fshatin Cudhi, Krujë, është arrestuar në flagrancë teksa transportonte drogën nga Kruja drejt Tiranës.
Sipas policisë, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e vëllait të tij, 32-vjeçarit P.H., banues në Kamëz, Tiranë.
Droga u gjet në në pjesën e bagazhit dhe sedilet e pasme të automjetit tip Benz, e vendosur në 8 thasë lini.
/tvklan.al