![](https://i0.wp.com/prova.tvklan.al/wp-content/uploads/2017/08/spitali-durres.jpg?fit=1600%2C1113&ssl=1)
Xhelozia, i riu rreh bashkëshorten në spital
Një i ri është arrestuar në Durrës pasi për motive xhelozie ka rrahurbashkëshorten e tij në ambientet e Spitalit Rajonal të qytetit.
Sipas policisë, në pranga ka përfunduar 29-vjeçari Gjani Brozi, i cili për motive xhelozie ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur bashkëshorten e tij, 29-vjeçaren me iniciale E. L.
I riu xheloz tashmë do të përballet me akuzën për ” Dhunë në familje” në Gjykatën e Durrësit./tvklan.al