
Trump dënon dhunën e të dy krahëve në Virginia
Kritikave për reagimin e vonuar mbi dhunën në Virginia, Donald Trump i ka justifikuar me mungesë të fakteve. Duke folur në Kullën Trump në Nju Jork, përballë gazetareve Trump tha se donte të sigurohej që ajo që do të thoshte do të ishte e saktë.
Trump mbrojti me forcë atë që kritiket e quajtën një deklaratë të dobët mbi mënyrën sesi presidenti dënoi dhunën në Virxhinia ku humbi jetën një grua 32 vjeçare dhe dy policë. Duke komentuar ngjarjen të martën në mbrëmje, Trump tha se ka mjaftueshëm arsye për të dënuar të dyja palët.
Presidenti u kritikua se po mbronte sjelljen e nazisteve. I nxitur nga administrata e tij, Trump dënoi dhunën duke përmendur grupet neo-naziste, Ku Klux Klan dhe supremacistët e bardhë.
Presidenti tha se jo të gjithë protestuesit e së djathtës ekstreme ishin neo-nazistet dhe nacionaliste të bardhë. Disa prej tyre Trump i quajti njerëz të mirë. Si demokratët ashtu edhe republikanët e dënuan fjalët e presidentit dhe thanë se nuk ka vijë krahasimi mes protestave kundër racizmit dhe pro tij.
Senatori demokrat Bernie Sanders duke iu përgjigjur deklaratave të presidentit i tha se dhuna u shkaktua vetëm nga ekstremistët e djathtë.
/Tv Klan