Bllokohen importi i disa aksesorëve celularë
Importi i aksesorëve për celularë po kalon në sitën e doganore. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka njoftuar se ka bllokuar aksesorë për celularë që i përkasin dy markave ndërkombëtare të telefonisë së lëvizshme.
Pezullimi i daljes në treg është bërë në Degën Doganore të Rinasit, në kuadër të luftës kundër falsifikimit të markave dhe mbrojtjes së konsumatorit. Sipas drejtorisë së doganave, pezullimi erdhi pas dyshimeve për produkte të falsifikuara
Të ndaluara për të dalë në treg deri në një përgjigje nga kompanitë e origjinës janë mbi 2 mijë usb, mbi 1700 ushqyes celulari, 910 ekrane LCD dhe gati 300 kufje.
Autoritetet doganore u kanë kërkuar përfaqësuesve të mbajtjes të së drejtës të këtyre markave, të shprehen mbi origjinalitetin e mallrave që janë pezulluar për tregtim në vendin tonë.
Më parë doganat kanë bllokuar në dyshim për tregti të produkteve të falsifikuara veshjeve sportive apo imitacione të tjera të markave të njohura.
Tv Klan