Zjarr pranë Institutit Bujqësor në Lushnje
Një zjarr i rënë në orët e pasdites së të enjtes rrezikoi djegien e dy institucioneve shtetërore dhe disa banesave pranë institutit bujqësor në Lushnje.
Sipas policisë dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Nga zjarri u dogjën dhjetëra pemë frutore dhe palma. 30 minuta nga rënia e zjarrit policia dhe zjarrfikësit mundën të lokalizonin flakët.
Tv Klan