Emri/ U godit me sqepar nga burri, vdes gruaja
Disa orë pasi u dhunua nga bashkëshorti ka ndërruar jetë në spital 55- vjeçarja, nga Lushnja.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Plug të Lushnjes.
Sipas njoftimit të policisë, 51 -vjeçarja Natasha.Kazanxhi, u shtrua në spitalin e Lushnjes menëherë pasi u qëllua me sqepar, por nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra.
Policia arrestoi burrin e saj Tajar Kazanxhi pasi ushtroi dhunë ndaj gruas së tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarje./tvklan.al