Bayern Munchen e nis me fitore
Bayern e Munchen e nisi sezonin me një fitore ndaj Leverkusen. Në “Allianz Arena”, skuadra kampione fitoi 3-1.
Dy prej golave të skuadrës së Ançelotit u shënuan nga debutuesit Sule dhe Toilisso.
Në minutën e 9, qëndërmbrojtësi që u ble nga Hoffenheim, kaloi në avantazh Bayern.
Goli i dytë erdhi vetëm 10 minuta më pas nga Tolisso, duke treguar në këtë mënyrë forcën dhe pretendimet e bavarezëve për këtë sezon.
Në golin e tretë Bayern u ndihmua nga VAR. Një kontakt në zonën e Leverkusen u ndëshkua me 11-metërsh nga arbitri. Levandoëski është autor i golit.
Lojtari zviceran i Leverkusen me origjinë Gostivari, Admir Mehmedi shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij në ndeshjen hapëse me shumë emocione dhe raste./Tv Klan