Kanosi bashkëjetuesen me armë, ish-deputeti mohon akuzat


Kanosi bashkëjetuesen me armë, ish-deputeti mohon akuzat

15:38 19/08/2017 https://youtu.be/5zM1mb9oQc4

Ish- deputeti socialist, Hamit Kosta i arrestuar një ditë më parë nga policia e Elbasanit për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, nuk ka pranuar se ka kërcënuar ish- bashkëjetuesen e tij.

62 – vjeçari, vijon të mbahet në izolim në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit, deri në komunikimin e masës së sigurisë.

Ish- deputeti i legjislaturës 2005- 2009 për Elbasanin u arrestua nga policia e këtij qyteti mesditën e së premten. Ai u denoncua nga ish- bashkëjetuesja për dhunë psikologjike e kanosje.

Pas denoncimit, u kontrollua automjeti i Kostës, një “Hamer” me targa të Peqinit, në lagjen “5 Maji” të Elbasanit. Në të policia gjeti një pistoletë, tip “Bereta” 9 mm, me gjashtë fishekë.

Menjëherë ish- deputeti socialist u arrestua me akuzën e mbajtjes pa leje të armëve e municioneve, si dhe të kanosjes.

Vetura dhe arma u sekuestruan nga policia, ndërsa nesër pritet që ndaj tij të komunikohet masa e sigurisë në gjykatën e Elbasanit.

TV KLAN

 

 






Të ngjashme