Nuk nis mbarë Serie A për shqiptarët
Futbollistët e Kombëtares nuk patën një javë të mbarë në Serie A. Thomas Strakosha mund të quhet lojtari me paraqitjen më të mirë edhe pse Lazio dështoi të fitonte me Spal, sfidë që u mbyll pa gola. Megjithatë Strakosha ishte i kujdesshëm në çdo rast kur duhet të ndërhynte.
Një notë më pak për Etrit Berishën. Goditja e dënimit të Kolarov që solli edhe golin ishte pika kyçe e sfidës, pasi Atalanta humbi 1 – 0 në shtëpi me Roma. Pavarësisht mjeshtërisë së futbollisti kundërshtar, Beisha mund të tregohej më i vëmendshëm. Një nisje për tu harruar edhe për Elseid Hysajn. Napoli fitoi 3 – 0 me Verona, por mbrojtësi u largua nga fusha me karton të kuq. Specialistët e gjykuan si të pasaktë vendimin e gjyqtarit, por gjithsesi Hysaj do të mungojë në ndeshjen e radhës. Arlind Ajeti dhe Berat Gjimshiti qëndruan në stol, ndërsa Crotone humbi 3 – 0 me Milan, ndërsa Benevento u mund 2 – 1 nga Sampdoria. Tv Klan