Vdekja e Bajram Rexhepit, Rama: Ai i’a doli aty ku shumëkush nuk i’a del dot
Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e ish- kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepi. Rama nëpërmjet një postimin në Facebook, shpreh ngushëllimet për humbjen nga jeta të Barjamit.
Statusi i Ramës:
Bajram Rexhepi ishte një shqiptar i ndershëm dhe patriot. Një burrë i thjeshtë që i bëri nder Kosovës në çdo detyrë dhe i bën sot të ndjehen të ligështuar për humbjen e tij, jo vetëm miqtë po edhe të gjithë ata që politikisht ishin në llogore të tjera nga e tija. Ai i’a doli aty ku shumëkush nuk i’a del dot: La pas një kujtim të mirë tek të mëdhenjtë e tek të vegjlit.
Lamtumirë mik i mirë!
/tvklan.al