Vërshojnë ofertat e bankave për obligacione në euro


Vërshojnë ofertat e bankave për obligacione në euro

14:53 21/08/2017 https://youtu.be/o15SaQ2AyOs

Teprica e madhe e euros në tregun vendas ka bërë që edhe Ministria e Financave të përfitojë nga ulja e vlerës së kësaj monedhe, e të orientojë blerjen e një pjese të borxhit në euro. Në ankandin e fundit, qeveria kërkoi 45 milion euro obligacione 2-vjeçare, në një kohë që oferta nga ana e bankave dhe qytetarëve për të emetuar letra me vlerë në monedhën e përbashkët europiane arriti në 65 milion euro.

Interesi për obligacionet në këtë monedhë nuk ka ndryshuar krahasuar me janarin, por sërish mbetet më i ulët se interesat në lekë. Në prill ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë firmosën një memorandum ku u zotuan që të ulin përdorimin e euros në treg, duke nisur nga reduktimi i ankandeve të bonove të thesarit në këtë valutë, por deri tani asnjë nga planet e qeverisë për blerjen e borxhit në euro nuk është reduktuar.

Vetë kërkesa e bankave për të shitur depozitat në valutë është e lartë, pasi në fund të 2016-ës, ato u barazuan si shumë me depozitat në euro.

Tv Klan

 

 






Të ngjashme