Mosnderimi i viktimave, protesta e veçantë e notarit


Mosnderimi i viktimave, protesta e veçantë e notarit

16:52 21/08/2017

Një notar spanjoll gjeti një mënyrë të veçantë për të protestuar, pasi organizatorët nuk pranuan të mbanin 1 minutë heshtje për nder të viktimave të atentatit terrorist të disa ditëve më parë në Barcelonë.

Fernando Alvarez e nisi garën me vonesë si përgjigje për mohimin që iu bë. Notari spanjoll sqaroi se i ishte thënë se nuk kishte kohë, pasi oraret ishin përcaktuar dhe nuk mund të ndryshoheshin. Gara e organizuar në Budapest ishte për sportistë mbi moshën 25-vjeçare

/Tv Klan






Të ngjashme