SHBA nuk tërhiqet nga Afganistani
Lufta 17-vjecare ne Afganistan, me e gjata në historinë amerikane, do të vijojë. Vendimin e tij, presidenti amerikan Donald Trump e bëri publik në një fjalim drejtuar kombit. Trump tha se nuk mund të bëjmë të njëjtin gabim si në Irak, ndaj trupat amerikane nuk do të tërhiqen nga Afganistani.
“Pasojat e një tërheqjeje të menjëhershme janë të parashikueshme dhe të paparanueshme. 11 Shtatori, akti terrorist me i tmerrshëm në SHBA, u planifikua dhe drejtua nga Afganistani sepse ai vend drejtohej nga një qeveri qe u jepte komoditet dhe strehë terroristëve.”
Rreth 8400 trupa amerikane shërbejnë aktualisht në Afganistan. Që nga tetori i vitit 2001 kur presidenti Bush nisi luftën, më shumë 2200 burra dhe gra janë vrare në mision.
Detajet mbi angazhimin e ri ne Afganistan ishin tepër të vakta. Ajo qe dihet është që edhe të paktën 4 mije trupa të tjerë do t’i shtohen misionit.
Kryestrategu i Shtëpisë seë Bardhe, Steve Banon, i cili u shkarkua ditë më parë, ishte shprehur skeptik mbi aftësitë e ushtrisë amerikane për të sjellë ndryshime pozitive në terren.
Megjithatë Trump, për herë të parë, i la hapur derën një marrëveshje paqeje me Talebanët të cilët u përgjigjen duke thënë se Afganistani do të behej “një varreze tjetër” për SHBA-në nëse këta të fundit nuk do të tërhiqen./Tv Klan