Tërmeti në Itali, merr fund ankthi për familjen që kishte vogëlushët nën rrënoja
Ka marrë fund ankthi për familjen e cila kishte nën rrënoja djalin e saj të tretë, pas ndërtesës së shembur në Casamicciola si pasojë e tërmetit të rënë, mbrëmjen e së hënës.
Ciron 11-vjeç, ishte i fundit i 3 vëllezërve që u nxor i gjallë nga rrënojat e shtëpisë e cila u shemb totalisht. Pas 16 orë mundimesh për të dalë jashtë ai u prit me duartrokitje nga fqinjët, zjarrfikësit dhe të gjithë të pranishmit. 11- vjeçari, sipas zjarrfikësve shpëtoi vëllain Matias, 7-vjeçar, por nuk u ndal me kaq, ai mori një shkop dhe largoi rrënoja për të dalë nga banesa e shembur. Ndërsa foshnja e vogël ishte i pari që u nxor nga zjarrfikësit gjatë natës. Nga tërmeti 4 ballë, kanë gjetur vdekjen 2 persona dhe janë plagosur mbi 42 të tjerë, ku 18 prej tyre janë shtruar në spital./tvklan.al