Roberto Carlos dënohet me burg


Roberto Carlos dënohet me burg

18:18 24/08/2017

Legjenda e Brazilit dhe Realit të Madrid, Roberto Carlos është dënuar me 3 muaj burg pasi nuk ka paguar 15 mijë stërlina detyrime që ka ndaj fëmijëve të tij.

Ish-mbrojtësi fitues i Kupës së Botës me Brazilin, i detyrohet ish-bashkëshortes së tij Barbara Thurler për shumën e parave, me të cilën ka dy fëmijë.

44-vjeçari tha se është në vështirësi financiare dhe u ofrua që ta paguante këtë shumë me këste, por u refuzua nga gjykatësi. Roberto Carlos tashmë duhet të vuajë dënimin me 3 muaj burg, por avokati i tij pretendon se çështja do të zgjidhet pa pasur nevojë që ish-futbollisti të qëndrojë prapa hekurave.

Roberto Carlos pati një karrierë të shkëlqyer futbollistike dhe u tërhoq në vitin 2012. Ai aktualisht është në pritje për t’u bërë baba për herë të nëntë me gruan Mariana Lucon. Pas tërheqjes nga futbolli, Carlos për disa vite ka qenë trajner futbolli dhe menaxher i katër lokaleve të natës.

/tvklan.al






Të ngjashme