Foto/ Me revolver në makinë, arrestohet 28-vjeçari në Elbasan


Foto/ Me revolver në makinë, arrestohet 28-vjeçari në Elbasan

09:27 25/08/2017

Policia e Elbasanit ka arrestuar Erion Çapian, i cili qarkullonte i armatosur në automjetin e tij.

28-vjeçari u arrestua në lagjen “Emin Matraxhiu”, pasi gjatë kontrollin në makinën e tij me targa AA 831 LU u gjet një pistoletë me mulli e mbushur me 6 fishekë 9 milimetërsh.

Uniformat blu sekuestruan edhe mjetin me të cilin qarkullonte Erion Çapia. Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje.

/tvklan.al






Të ngjashme