Eleminimi i Dinamos shikohet si katastrofë
Eliminimi nga Skënderbeu në Play Off e Europa League është cilësuar si një katastrofë në Kroaci.
Pas shumë vitesh klubit më të njohur kroat do t’i bien të ardhurat, pasi do të mungojë në fazën finale. Gazeta e njohur vendase “Jutarnji List” e quan një makth për Dinamon, ndërsa përmend edhe mundësinë që Mario Cvitanovic të largohet nga roli i trajnerit.
Qëndrimi i tij pas kësaj katastrofe është vënë në pikëpyetje. Edhe nga “Veçernji List”, që ngre pyetjen; A meriton të shkarkohet Cvitanovic? Josip Simunic shikohet si kandidat që ta zëvendësojë. Kjo gazetë i bën fajtorë të gjithë dhe quan një turp dështimin në kupat e Europës. “24sata” shkruan se Dinamo Zagreb rrezikon edhe largimin e futbollistëve pas këtij eliminimi. Tv Klan