“Kushdo që bërtet ‘Allahu Ekber’ do të qëllohet”


“Kushdo që bërtet ‘Allahu Ekber’ do të qëllohet”

19:20 25/08/2017

Kryebashkiaku kontraversial i Venecias Luigi Brugnaro ka deklaruar se kushdo që do të bërtasë “Allahu Ekber” në sheshin e famshëm të Shën Markut në qytet do të qëllohet

“pas tre hapave”

.

Sipas “The Independent”, Brugnaro po ashtu tha se qyteti italian ishte më i sigurt se Barcelona, ku terroristët vranë 12 persona më herët këtë muaj në një sulm me furgon në zonën e La Ramblas.

Ndërkohë, media britanike kujton se pjesë e deklaratave të mëparshme të kryebashkiakut kontraversial kanë qenë edhe ndalimi i librave për homoseksualitetin në shkollat e Venecias.

Sipas “The Times”, Brugnaro ka theksuar se siguria është shumë e rëndësishme për ta. “

Nëse ndokush vrapon në Sheshin e Shën Markut duke bërtitur ‘Allahu Ekber” do ta qëllojmë. Një vit më parë kam theksuar se kjo do të ndodhte pas katër hapash, tani them pas tre hapash.

Duke mbrojtur deklaratën e tij në një konferencë në Italinë e Veriut, ai tha se “

unë kurrë nuk kam qenë korrekt politikisht, jam jokorrekt. Unë do ta qëlloja, ne do ta qëllonim.

Në disa prej zonave më turistike të Italisë janë vendosur barriera betoni në mënyrë që të parandalohen sulme të ngjashme me ato të Barcelonës, Berlinit, apo Londrës.

Megjithëse Italia nuk është goditur nga sulmet terroriste në territorin e saj, ISIS ka paralajmëruar në mënyrë të vazhdueshme për sulme në këtë vend. /tvklan.al

 





Të ngjashme