Foto/ Kush janë ministrat e rinj të qeverisë
Në qeverinë e re Rama II do të jenë 11 Ministri dhe dy ministri pa portofol. Kryeministri Edi Rama prezantoi zëvendësen e tij.
-Zv/Kryeministrja do të jetë Senida Mesi. Aktualisht ajo është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës. -Deputeti Pandeli Majko është emëruar ministër shteti për shqiptarët jashtë kufijve. -Sonila Qato, aktualisht Drejtoreshae
Agjencisë së Trajtimit tëPronës,
ë
sht
ë
emëruar ministre
Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrësve. -Fatmir Xhafaj vazhdon detyrën si ministër i Brendshëm, pasi u largua përkohësisht nga pakti Rama-Basha. -Etilda Gjoni, aktualisht zv/ministre e Drejtësisë, emërohet ministre e Drejtësisë. -Ditmir Bushati vazhdon në krye Ministrisë së Jashtme. -Olta Xhaçka, deputete e PS emërohet ministre e Mbrojtjes, zëvendëson Mimi Kodhelin. -Mirela Kumbaro vazhdon në krye të Ministrisë së Kulturës. -Arben Ahmetaj do të drejtojë një superministri. Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Mirëqenies Sociale shkrihen në një dhe do të bëhet Ministria e Financave, Ekonomisë dhe Punës. Gjatë 4-vjeçarit të parë, Arben Ahmetaj drejtori Ministrinë e Ekonomisë dhe më pas Ministrinë e Financave, që vazhdon edhe aktualisht. -Lindita Nikolla do të vazhdojë të drejtojë Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, që do t’i shtohet edhe Rinia. -Ogerta Manastirliu do të vazhdojë të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë, drejtimin e së cilës e mori pas largimit të Ilir Beqjes. Kësaj ministrie i shtohet edhe Kujdesi Social. -Damian Gjiknuri do të vazhdojë të drejtojë Ministrinë e Energjisë, të cilës i bashkohet dhe Infrastruktura. -Niko Peleshi emërohet ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Peleshi ka mbajtur postin e zv/Kryeministrit. -Blendi Klosi emërohet ministër i Turizmit dhe Mjedisit. Klosi mbante detyrën e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, pas largimit të Erion Veliaj që kandidoi për Bashkinë e Tiranës./tvklan.al