Sulmi terrorist në Londër


Sulmi terrorist në Londër

23:00 27/08/2017

Policia britanike arrestoi edhe një tjetër person të dyshuar si të përfshirë në sulmin terrorist të së premtes mbrëma pranë Buckingham Palace.

Tre police mbeten të plagosur pasi një 26-vjeçar zbriti nga makina dhe sulmoi me një shpatë më të gjatë se 1 metër, efektivët e paarmatosur jashtë rezidencës së mbretëreshës.

26-vjeçari u arrestua të premten në vendin e ngjarjes teksa bërtiste “Allahu Akbar”.

Në fundjavë policia bastisi një apartament në perëndim të Londrës dhe ra në gjurmët e një 30-vjeçari, i cili u vu në pranga mëngjesin e së dielës.

Hetuesit janë fokusuar në lidhjet e dy të arrestuarve me celula terroriste. Të premten, asnjë anëtar i familjes mbretërore nuk ishte në Pallatin Buckingham gjatë sulmit.

Edhe pse të paarmatosur, efektivët e policisë arritën të shmangin tragjedinë duke sulmuar me gas lotsjellës terroristin e armatosur me shpatë. Tv Klan






Të ngjashme