Horoskopi 28 Gusht 2017
Dashi – Nëse keni humbur vetëbesimin kohët e fundit, një fuqi e brendshme mund t’ju shtyjë drejt majave dhe t’ju bëjë të ndiheni i fortë sërish. Sot mund të vendosni të përfundoni detyrat që i keni lënë në mes.
Demi – Sot mund të dominoheni nga një rritje pasioni. Një mbrëmje intime me të dashurin tuaj do të ishte ide e mirë. Jeni shumë kreativë dhe shumë pasionant.
Binjakët – Një mbrëmje romantike në shtëpi me partnerin tuaj mund t’ju sjellë më afër. Emocionet tuaja janë të forta, kështu që duhet të përdorni intuitën dhe t’i shfaqni ndjenjat ndaj tij/saj.
Gaforrja – Informacioni i përftuar nga shumë larg mund të nxisë pasionin tuaj për të mësuar më shumë rreth një subjekti. Mund të frymëzoheni të përdorni njohuritë e reja në një projekt që përfshin edhe një partner.
Luani – Çështjet e parave do të rikthehen në fokusin tuaj sot. Ideja për fitimin e më shumë parave papritur mund të funksionojë. Ose të paktën ashtu ju duket. Gjithçka do të jetë në dorën tuaj.
Virgjëresha – Një fuqi e brendshme do ju japë ndjesinë se keni fuqinë të luani edhe malet. Nëse jeni marrë me gjëra që të tjerët mendojnë se janë të pamundura, kjo është dita të merreni me to. Karriera është e rëndësishme, por mund të ecni para edhe në romancë dhe projekte kreative.
Peshorja – Sot mund të përballeni me kujtime nga e shkuara. Mund të mendoni pse po mendoni rreth tyre, por ndoshta ato kujtime përfaqësojnë emocione të forta që ju kanë mbajtur pas. Kjo do të jetë një ditë e mirë për të nisur projekte të reja ose për të plotësuar të vjetrat dhe për të vazhduar para.
Akrepi – E sotmja përfaqëson fillimin e ri në shumë kuptime. Një mik nga e kaluara mund të rishfaqet në jetën tuaj dhe t’ju sjellë kujtime të bukura dhe të këqija. Mos u shqetësoni. Kjo mund të përfaqësojë një çlirim për ju. Do të njihni edhe miq të rinj. Pritni surpriza nga shumë anë.
Shigjetari – Dikush në rrethin tuaj të ngushtë mund të ketë një problem me një figurë autoritare dhe disa çështje politike mund të ngrihen. Për momentin mund të ndiheni të fortë të hidhni kapelën në ring, por më e mira është të qëndroni jashtë çështjeve politike dhe të kanalizoni fuqinë dhe pasionin tuaj në projektet personale.
Bricjapi – Sot jeni shumë kuriozë dhe në një mënyrë ose një tjetër do të merrni në konsideratë edhe përparimin në shkollimin tuaj. Shokët e rinj që keni bërë nga profesione të ndryshme ju kanë bërë të mendoni. Është koha e duhur ta shqyrtoni si mundësi.
Ujori – Sot ndjeni sikur keni shumë intuitë dhe vetja ju duket si mendje-lexues, madje edhe i njerëzve që nuk i keni takuar kurrë më parë. Këtë mund të vendosni ta ktheni edhe në punë për të fituar më shumë të ardhura. Bëjeni nëse gjeni mundësinë e duhur. Njohuritë tuaja me shumë gjasa janë korrekte.
Peshqit – Këto kohë ndiheni shumë i pasionuar, veçanërisht sa u përket partneriteteve. Dhe partneriteti romantik kërkon një mbrëmje sëbashku. Dhe partneritetet profesionale kërkojnë projekte që të besoni në to. Shikoni çfarë ndodh edhe në shtetet përreth për inspirim.
/tvklan.al