Uragani Harvey, peshqit futen brenda në banesa
Uragani Harvey ka sjellë dukuri nga më të çuditshmet në Teksas.
Një familje ka gjetur në shtëpinë e tyre një peshk, i cili notonte në dhomën e tyre të ndenjies, pas përmbytjes së ditës së djeshme.
Pamjet shfaqin një burrë pa këmishë që zhytet në ujë për të kapur krijesën, por dështon disa herë.
Më në fund ai arrin ta kapë pëshkun nga bishti dhe të mburret me triumfin e tij.
Videoja, e postuar në rrjetet sociale nga e bija, Viviana Saldana, shfaq edhe një peshk të varur në mur, gjë që e bën akoma edhe më komike situatën.
“Pse duhet të dalësh jashtë për të kërkuar për ushqim, kur ai të vjen vetë në dhomën e ndenjies?”
, shkruajti Viviana në përshkrimin e videos./ tvklan.al