
Greqi, arrestohet shqiptari që prostituonte gruan e tij
Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi shfrytëzonte për prostitucion bashkëshorten e tij, gjithashtu me origjinë shqiptare.
Mediat greke raportojnë se shqiptari u arrestua në Keratini pas hetimeve të policisë që zbuluan veprimtarinë e tij të paligjshme.
Në këmbim të përfitimeve monetare, shqiptari prostituonte gruan e tij 30-vjeçare. Në momentin e arrestimit, policia i gjeti atij 230 euro si dhe i sekuestroi automjetin të cilin e përdorte për aktivitetin ilegal.
Sipas hetimeve të policisë, 45-vjeçari shqiptar vepronte profesionalisht dhe kishte shfrytëzuar gruan e tij në klientë të ndryshëm për 6 muaj me radhë, kundrejt një shpërblimi financiar. Identiteti i shqiptarit të arrestuar nuk është bërë i ditur.
/tvklan.al