Zbardhen temat e diskutimit të Ramës me ministrat e rinj


Zbardhen temat e diskutimit të Ramës me ministrat e rinj

18:04 28/08/2017

Zbardhen pikat e diskutimit në mbledhjen informale të Kryeministrit Edi Rama me ministrant e rinj të kabinetit qeveritar.

Në takimin mes tyre do të diskutohet për drejtimin e 5 komisioneve parlamentare që do të drejtohen nga PS.

Temë e diskutimit është edhe rregullimi i  104 drejtorive që janë në varësi të Ministrive, të cilat do të shkrihen sipas planit të ri qeverisës, raporton ABC News.

Në takim do të diskutohet edhe për shpërndarjen e godinave ministrore.

I pranishëm në takimin informal në një lokal në Llogara, është edhe kryeparlamentari i ri Gramoz Ruçi.

/tvklan.al

 






Të ngjashme