Horoskopi 29 Gusht 2017


Horoskopi 29 Gusht 2017

09:12 29/08/2017

Dashi – Nëse nuk jeni i martuar apo fejuar mund të ndjeni se i/e dashuri juaj po ju shmang. Por, kjo është vetëm imagjinatë e juaja. Marrëdhëniet gjithmonë kanë ulje-ngritjet e veta. Nëse dyshoni në diçka, është më mirë ta pyesni direkt.

Demi – Mund të ndjeheni pak të depresionuar sot nëse po kaloni një kohë të vështirë me partnerin tuaj. Ndoshta është diçka për të cilën ju nuk flisni me njëri-tjetrin që e tensionon jetën tuaj bashkë. Përpiquni të gjeni rrënjët e problemit.

Binjakët – Një udhëtim i shkurtër mund t’ju bëjë mirë. Një telefonatë në këtë ditë të ngarkuar emocionalisht mund të çojë përpara marrëdhënien tuaj më shumë se sa një darkë e sforcuar bashkë.

Gaforrja – I/e dashuri po ju shmang? Nuk po ju përgjigjet në telefon? Harrojeni, mënyra më e mirë për ta kaluar këtë situatë është të mos merreni me çështjet e ndjeshme. Dilni për darkë dhe silluni si miq. Romancën për momentin mbajeni jashtë llogarisë.

Luani – Keni ftuar miq për një festim sonte? Nëse po, miqtë tuaj do t’ju përgjigjen. Nëse jeni në një lidhje romantike, ju me partnerin/en tuaj mund të festoni edhe pasi miqtë të jenë larguar. Relaksohuni dhe shijojeni mbrëmjen.

 Virgjëresha –  Përgjegjësitë e shumta mund t’ju mbajnë larg të dashurve sot. Një plan i mundshëm për në darkë mund t’ju shqetësojë. Ky është personi që dashuroni? Ai po kalon kohë të gëzuar teksa ju  punoni si i çmendur? Mos e torturoni veten me mendime të tilla.

Peshorja – Mungesa e shprehive direkte të dashurisë mund t’ua bëjnë jetën të duket bosh. Nëse jeni singel mund të mos keni njeri përreth për të gëzuar me të, ndërsa nëse jeni në një lidhje i/e dashuri juaj mund të mos jetë i disponueshëm. Mos harxhoni kohë me këtë, bëni plane të tjera.

Akrepi – Sot do t’i ngarkoni vetes përgjegjësi shtesë, ndoshta duke organizuar një festim privat me të dashurin tuaj. Mbani në mendje se cilësia është më e rëndësishme se sasia.

Shigjetari – Sot mund të ndiheni i lënë pas dore dhe pa dashuri. Nëse jeni s’ngel mund të ndiheni edhe më keq. Mblidheni veten, askush s’do ju kërkojë të kalojë kohë me ju nëse silleni vërdallë me këtë fytyrë. Përpiquni të bëni gjëra që ju pëlqejnë.

Bricjapi  – Jeni të shqetësuar se partneri nuk ju dashuron sa ju atë? Dashuria ka shumë fytyra dhe secili ka mënyrën e tij për ta shprehur. Mund të jetë mënyra se si ju shikon, se si ju prek. Nëse keni dyshime, përse nuk pyesni?

Ujori – Nuk do të ndiheni mirë sot nëse jeni vetëm. Të gjithë miqtë që janë në një lidhje mund të kenë plane ndërsa ju do të shkoni në shtëpi i vetëm. Relaksohuni, të gjithë kanë problemet e tyre, mendoni për avantazhet e të qenit vetëm dhe shijojeni ditën.

Peshqit – Mungesa e humorit mund t’ju çojë drejt konsumimit të tepërt të ëmbëlsirave dhe çokollatave. Në rregull, por duhet ta pranoni që teprimi është i dëmshëm. Kur gjithçka të ketë kaluar ju mund të pendoheni si pasojë e ndonjë dhimbjeje në stomak apo shëndoshjes…/tvklan.al

 






Të ngjashme