Shkodran Mustafi pranë Inter


Shkodran Mustafi pranë Inter

18:15 29/08/2017

Në Itali pritet që Inter të afrojë lojtarin e kombëtares gjermane, shqiptarin Shkodran Mustafi. BBC thotë se mbrojtësi i arsenalit do të luajë për zikaltrit këtë sezon si i huazuar, me opsion blerjen për 40 milionë euro. Klubi ka rënë dakord me futbollistin për një pagë mujore prej 390 mijë eurosh. I lënë në stol edhe në ndeshjen e fundit nga trajneri Arsene Wenger, Mustafi i cili u ble nga Valencia për 35 milionë pound po kërkon të largohet pasi nuk arriti të krijojë pozicion të sigurt në formacionin e francezit.

Ndërsa Roma zyrtarizoi afrimin e sulmuesit Cek, Patrik Shick. Lojtari i kombëtares së 21-vjeçarëve ka mbërritur në romë dhe është pritur me entuziazëm nga tifozët në aeroportin Fiumicino.

Pasi i është nënshtruar vizitave mjekësore. Ai i është bashkuar skuadrës në qendrën stërvitore në Trigoria.

Patrik Schick është blerja rekord për klubin italian që nuk kishte shpenzuar më parë një shumë të tillë për një futbollist, 42 milionë euro plus bonuset.

 Shpenzimi më i madh më parë ka qenë për Batistutën, 36.2 milionë euro. Për dy sezone asi ka luajtur me Sampdorian në Serie A.

Tv Klan

 






Të ngjashme