Flasin futbollistët e rinj të Kombëtares
Hysen Memolla dhe Valon Ahmedi janë dy prurjet e reja në Kombëtare. Christian Panucci vendosi t’i japë shansin të bëhen pjesë e kuqezinjve në takimet me Lihtenshtejnin më 2 shtator dhe Maqedoninë më 5 shtator. Për Memollën i cili luan me Hajduk Split është një mundësi që duhet shfrytëzuar.
Hysen Memolla (Futbollist i Kombëtares)
Nuk e prisja ftesën. Jam gati tani që më erdhi momenti dhe shpresoj të tregoj veten.
Hysen Memolla luan në krahun e majtë, pozicioni i Ansi Agollit, por thotë se do të ishte i kënaqur sikur të luante edhe 1 minutë. Valon Ahmedi, i cili është pjesë e Maribor luan sulmues. I lindur në Ohër ai kishte mundësinë të luante edhe me Maqedoninë, por zgjodhi Shqipërinë që e përfaqësoi më parë me skuadrat e moshave.
Valon Ahmedi (Futbollist i Kombëtares)
Do të ndjehesha krenar që të luaja vetëm 1 ndeshje te Kombëtarja Kuqezi, se sa të gjitha te Maqedonia, e kam bërë zgjedhjen me zemër.
Kombëtarja po zhvillon përgatitjet në Tiranë në prag të sfidave kualfiikuese të botërorit. Trajneri Christian Panucci zgjodhi stadiumin “Selman Stërmasi” për seancat stërvitore.
Tv Klan