Horoskopi 30 Gusht 2017


Horoskopi 30 Gusht 2017

08:51 30/08/2017

Dashi – Sot mund të mos ndiheni në humor dhe nuk e dini as arsyen. Jeta po ju shkon mbarë dhe nuk keni asnjë arsye për t’u ndjerë kështu. Bëni gjërat që doni.

Demi – Duket sikur nuk do të jeni në gjendje të merrni pjesë në aktivitetet e zakonshme në grup. Disa probleme të tjera me ngut do të kërkojnë vëmendjen tuaj të menjëhershme. Duhet ta menaxhoni mirë kohën.

Binjakët – Vonesa në përfundimin e një projekti mund t’ju irritojë dhe frustrojë, edhe pse ju keni bërë më të mirën. Problemi me shumë gjasa është jashtë kontrollit tuaj dhe nuk duhet ta fajësoni veten për këtë.

Gaforrja – Disa probleme të ngutshme mund t’ju kenë irrituar pasi jeni detyruar të shtyni pushimet, kaq shumë të nevojshme për ju. Nëse e menaxhoni mirë kohën dhe punoni në mënyrë efecientë, me shumë gjasa do të niseni për udhëtim brenda një kohe të shkurtër.

Luani – Nëse keni menduar për investime, kjo nuk është dita e duhur për t’ia nisur. Jo vetëm që do të ketë vonesa në të gjithë procesin e investimit, por me shumë gjasa nuk do të keni përfitime sa mendoni.

 Virgjëresha –  Përpjekjet për të arritur tek një partner potencial biznesi do të shkojnë mbrapsht sot. Mesazhet nuk shkojnë ku duhet, emailet humbin dhe letrat mbesin të pahapura. Nëse ju duhet të takoni dike, duhet të shkoni atje. Teknologjia s’do ta bëjë këtë për ju.

Peshorja – Sot mund të mos ndiheni në formë, me gjasa nga ngarkesa e mbrëmjes së kaluar. Do të jeni i pirur të qëndroni në shtëpi në vend që të angazhoheni në evente të tjera. Kalojeni mëngjesin duke u relaksuar dhe duke u kujdesur për veten.

Akrepi – sot do të prisni me padurim një telefonatë nga një partner potencial apo nga partneri juaj i fundit në dashuri. Kjo do të zgjojë pasigurinë tek ju dhe do t’ju bëjë të mendoni më të keqen. Do të lehtësoheni kur më në fund telefonata të mbërrijë.

Shigjetari – Një anëtar i familjes suaj do të ketë probleme me punën. Diçka mund t’i ketë shkuar keq, por nuk ka qenë faji i tij. Në krahun tjetër, një vizitor mund të vijë t’ju sjellë një lajm të mirë duke ju rregulluar humorin.

Bricjapi  – Disa telefonata apo letra që i keni pritur prej shumë kohësh do të vonojnë ende. Nuk keni asnjë arsye për të qenë të frustruar pasi vonesat janë jashtë kontrollit tuaj. Asgjë nuk ka humbur, do të vijë koha dhe do të mbërrijnë në vendin e duhur.

Ujori – Sërish vonesa sa u përket lajmeve rreth parave. Kjo do të rezultojë frustruese për ju, duke qenë se nuk keni asgjë në dorë. Lajmet do të vijnë dhe gjëja më e mirë është të bëni pak durim. Gjeni një libër të mirë dhe nisni leximin.

Peshqit – Vonesa në arritjen e shumë qëllimeve mund t’ju ketë prishur humorin. Do të pyesni veten nëse keni bërë diçka gabim. Shanset janë që nuk e keni bërë. Vonesat me shumë mundësi burojnë nga komunikimi juaj i dobët.  Letrat, emailet apo mesazhe e tjera mund të mos jenë shpërndarë si duhet dhe nuk kanë arritur në destinacion. Kini durim dhe besim tek vetja.

/tvklan.al






Të ngjashme