Harvey humb forcën në Teksas
Një seri shkatërrimesh kanë përfshirë shtetin amerikan të Teksasit, i cili u godit nga uragani Harvey javën e kaluar. Dy shpërthime të forta u regjistruan të enjten në një impiant kimik.
Në Crosby, qielli u mbush me re të zeza. Ekspertet kishin lajmëruar më herët se shpërthimi në impiantin Arkema ishte i pashmangshëm si pasojë e mos funksionimit të motorëve ftohës.
Një qytet i tërë në Teksas po përballet me mungesën e ujit të pijesh, pas shkatërrimit të pompave të ujit.
Në Hjuston, me i prekuri nga përmbytjet e stuhisë tropikale Harvey, ekipet e emergjencës nisen një operacion derë më derë në përpjekje për të shpëtuar të gjithë të bllokuarit.
Mediat amerikane shkruajnë se 37 viktima janë konfirmuar deri tani, por pas operacionit të kërkimet numri pritet të rritet.
Megjithatë stuhia tropikale ka humbur forcën me shirat e rrëmbyeshëm janë duke u ngadalësuar.
Përmbytjet dhe erërat e forta kanë shkatërruar 50 mijë shtëpi në Texas. Sipas një analize paraprake të dëmeve, kostoja arrin rreth 24 miliardë dollarë./tvklan.al