Kryeministri Rama reagon për vrasjen e gjyqtares
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vrasjen e gjyqtares së Shkodrës Fildes Hafizi.
Në një postim në Facebook, Rama u ka kthyer përgjigje akuzave politike në lidhje me sistemin e drejtësisë dhe funksionimin institucioneve shtetërore.
Kryeministri i quan krokodilë ata që sot akuzojnë, ndërsa ka bërë thirrje që reforma në drejtësi dhe vetingu të vazhdojnë.
“Krokodilët që lotojnë për gjykatësen e ndjerë nuk donin as Reformën në Drejtësi as Vetingun! Përpara me Vetingun për drejtësinë që duam”,
shkruan Rama.
Gjykatësja e Gjykatës së Shkodrës, Fildes Hafizi 39 vjeç u qëllua për vdekje me armë nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasemi 53 vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë.
Në vitin 2015, ish-burri kishte tentuar ta vriste gjyqtaren në Golem, por ngjarja ishte shmangur dhe 53-vjeçari u dënua me 3 vite për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje, por vuajti vetëm rreth 1.6 vite burg. Fildes Hafizi kishte disa urdhra-mbrojtje pasi dhunohej nga ish-bashkëshorti.
/tvklan.al
Krokodilët që lotojnë për gjykatësen e ndjerë nuk donin as Reformën në Drejtësi as Vetingun! Përpara me Vetingun për drejtësinë që duam🇦🇱🇪🇺
— Edi Rama (@ediramaal) August 31, 2017