Mbappé zyrtarisht te PSG
Kylian Mbappé është zyrtarisht një lojtar i PSG. Talenti 18-vjeçar francez u transferua te klubi parizien në huazim me të drejtë blerjeje për 180 milionë euro. Sheikët arabë të Parisit ishin mbretërit e vërtetë të merkatos së kësaj vere, duke shpenzuar 400 milionë euro për dy lojtarë, Neymar dhe Mbappé.
Kampionët e Monaco-s mund të humbasin një tjetër yll. Mefushori Thomas Lémar kërkohet me ngulm nga Arsenal që është i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro për shërbimet e tij.
Në Angli është kthyer në një efekt domino sprinti i fundit i merkatos. Lémar të Arsenal do të zëvendësonte Aleksis Sanchez, i cili është shumë pranë Manchester City për 65 milionë euro. Në media është publikuar edhe kjo foto, me kilianin që po bën foto zyrtare, por nuk dihet vërtetësia e saj. Liverpool transferoi nga Arsenal Chamberlain. Ky i fundit do t’i zërë vendin Phelipe Coutinho-s, i cili do të jetë goditje tjetër e Barcelonës këtë verë, për të mbushur boshllëkun e lënë nga Neymar. Sipas El Mundo Deportivo, tranferimi i brazilianit do t’i kushtojë arkës ë Barcelonës reth 150 milionë euro, çka do ta bënte Coutinjon lojtarin e tret më të shtrenjtë në historinë e futbollit, pas bashkëkombasit të tij Neymar dhe Kylian Mbappé.
Në Itali Lacio siguroi shërbimet e Luis Nanit nga Valencia për 15 milionë euro. Ish futbollisti i Manchester United mbërriti në romë për të firmosur kontratën e tij bardhekaltërit.
Interi po tregohet mjaft aktiv në fund të merkatos. Zikaltërit morën Karamoh nga Kaen për 6 milionë euro, transferuan mbrojtësin Ansaldi të Torino, ndërsa janë shumë pranë marrëveshjes për transferimin e Gabigol te Benfica. Huazim me të drejtë blerje për 25 milionë është formula e tranferimit. Lojtari brazilian erdhi më shumë bujë të Interi, por nuk arriti të tregojë vlerat e tij.
Milani më në fund arrin të mushë sadopak arkën. Kuqezinjtë që kanë zhvilluar një merkato mjaft aktive, arritën të transferojnë të Torino Mbaye Niang për 20 milionë euro. Tv Klan