Foto/ Myslimanët në mbarë botën festojnë Kurban Bajramin


Foto/ Myslimanët në mbarë botën festojnë Kurban Bajramin

15:10 01/09/2017

Myslimanët anembanë botës po festojnë sot Kurban Bajramin, teksa miliona pelegrinë vazhdojnë pelegrinazhin në Mekë.

Festimet për Kurban Bajramin, që njihet ndryshe edhe si festa e sakrificës, do të vazhdojnë për katër ditë. Kjo është një nga dy festat më të rëndësishme të fesë islame.

Kurban Bajrami përkujton gatishmërinë e Abrahamit (Ibrahimit) për të sakrifikuar djalin e tij te perëndia dhe traditë e kësaj feste është therja e një kafshe.

Dy milionë myslimanë u mblodhën nga e gjithë bota në malin Arafat, në kulmin e pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite, kushtuar lutjeve dhe reflektimit.

Të veshur me të bardha, pelegrinët u ngjitën në kodra duke marrë pozicione për t’u lutur në shkëmbinjtë e nxehur nga dielli i mëngjesit./tvklan.al






Të ngjashme