Putin: Presionet mbi Korenë e Veriut janë një rrugë pa krye
Presidenti rus, Vladimir Putin ka folur mbi krizën e Koresë së Veriut, duke paralajmëruar SHBA-të dhe shtetet e tjerë për të hequr dorë nga një “rrugë pa krye”dhe vazhduar bisedimet për të zgjidhur çështjen.
“
Rusia beson se politika e të ushtruarit presion mbi Penianin, për të ndaluar programin e raketave bërthamore është e gabuar dhe e kotë
”, tha Putin në një artikull të publikuar të enjten nga Kremlini.
“
Problemet e rajonit duhet të zgjidhen vetëm përmes një dialogu të drejtpërdrejtë të të gjitha palëve të interesuara, pa asnjë parakusht. Provokimet, presioni dhe retorika militante dhe fyese janë një rrugë pa krye
”, tha ai.
Rusia ishte pjesë e bisedimeve gjashtë paleshe, të cilat u zhvilluan në mesin e viteve 2000 në një përpjekje për të bindur Korenë e Veriut që të hiqte dorë nga programi i saj i tanishëm bërthamor.
Në komentet e botuara të tij, presidenti rus tha se situata në Gadishullin Korean ishte “
balancimi, në prag të një konflikti në shkallë të gjerë
”./tvklan.al