Ish – lojtari i Barcelonës tashmë kuqezi


Ish – lojtari i Barcelonës tashmë kuqezi

15:00 01/09/2017

Quhet Ivan Balliu Campeny dhe është një prej të rinjve në kombëtaren e futbollit, të grumbulluar së fundmi nga trajneri Christian Panucci. Historia e afrimit të tij me përfaqësuesen kuqezi, si një nga lojtarët e Metz në kampionatin francez është interesante.

Ish – kapiteni i Barcelona 2 ka folur për të përditshmen spanjolle “Marka”, ku ka rrëfyer se nuk e dinte që kishte prejardhje nga Shqipëria.

25 – vjeçari ka treguar se prej disa muajsh Federata e Futbollit e kishte kontaktuar, duke u interesuar fillimisht për rrënjët e tij shqiptare. Balliu, i rritur në Spanjë dhe i kultivuar në Masia, në Akademinë e të Rinjve të Barcelonës, nuk e dinte preardhjen e të atit, pasi sipas tij nuk kishte patur kontakte me të afërm në Shqipëri.

Lojtari është takuar fillimisht me Presidentin e FSHF e më pas me trajnerin De Biasi, i cili i kishte kërkuar të luante që në Qershor, por kjo nuk u arrit për shkak të mungesës së pasaportës së tij shqiptare.

Tashmë me fanellën kuqezi ai shprehet shumë i lumtur edhe për vendimin që ka marrë për të luajtur për përfaqësuesen shqiptare.

Balliu ka pranuar se në ndeshjet e mbetura kombëtarja kuqezi do të përpiqet të bëjë ndeshje të mira me synimin e kualifikimit në europianin e ardhshëm./ Tv Klan






Të ngjashme