Theu urdhrin e mbrojtjes, pranga 29- vjeçarit


Theu urdhrin e mbrojtjes, pranga 29- vjeçarit

16:32 01/09/2017

Sarandë- Një 29 –vjeçar është arrestuar nga policia, pasi theu urdhrin e  mbrojtjes të vendosur nga gjykata. Në pranga ka Enea Qëndro, 29 vjeç, banues në Sarandë.

 Arrestimi i tij është bërë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij,  duke thyer edhe urdhrin e  mbrojtës, që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë kishte vendosur për E.Q.

Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale ”Dhuna në Familje” dhe ”Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, parashikuar nga nenet 130/a dhe 321/2 të Kodit Penal./tvklan.al

 

 

 






Të ngjashme