Coutinho nuk lëviz nga Liverpool
Teksa merkato e verës për kampionatin spanjoll pritet të mbyllet në orën 23:59 të kësaj të premteje, disa futbollistë janë ende duke shpresuar kalimin e tyre në La Liga, por edhe ekipet e këtij kampionati po përpiqen të shfrytëzojnë më së miri orët e mbetura.
Telenovela Phelipe Coutinho mori fund. Drejtuesit e Liverpool i thanë jo edhe ofertës së fundit të Barcelona sipas asaj që shkruan Mundo Deportivo, duke refuzuar 160 milionë euro.
Barca i ka sytë edhe nga Angel Di Maria aq më tepër që PSG kërkon të shesë lojtarë për të balancuar bilancin në respekt të rregullave të Fair Play financiar.
Edhe Diego Costa shpreson në një marrëveshje të Atletico Madrid me Chelsea.
Për spanjollët është në fuqi ndalimi nga FIFA për blerje lojtarësh deri në janar dhe mbetet e paqartë formula që do të përdorin për të anashkaluar këtë masë ndëshkimore.
TV Klan