Helmohen 120 persona
Banorët e fshatrave të Gjevgjelisë, Stojakovo, Bogorodica dhe Selemlija janë helmuar nga bakteria “Escherichia coli”. 120 persona kanë kërkuar ndihmë për shkak të dhimbjeve në bark.
Uji nga sistemi ujësjellës në këto tre fshatra ka qenë i ndaluar për pije.
Qendra për shëndet publik në Veles vërtetoi se këto banorë në këto tre fshatra janë helmuar nga uji në sistemin e njëjtë, ku menjëherë është dhënë urdhër që të bëhet klorizimi i ujit.
Sasi të larta të baktereve në ujine pijshëm janë vërtetuar edhe në studimet e bëra nga Qendra për shëndet publik në Veles.
Ndërsa, në vazhdë janë analizat nga monstrat e ujit për pije që janë marrë dje./Telegrafi