Dyshonte se i përdhunoi vajzën, mamaja vret adoleshentin


Dyshonte se i përdhunoi vajzën, mamaja vret adoleshentin

17:30 02/09/2017

Një nënë nga Florida ka pranuar se ka vrarë një djalë adoleshent në shenjë hakmarrjeje pasi ai dyshohej që i kishte përdhunuar vajzën e saj 6-vjeçare.

Connie Serbu ka joshur 18-vjeçarin Xavier Sierra në një zonë të pyllëzuar në Naples, ku ajo në fillim u përlesh me të, pastaj e ka qëlluar duke e lënë të vdekur, tha policia.

Ajo më pas thirri policinë dhe u tha oficerëve:

“Nuk më intereson, ai përdhunoi time bijë, nuk më intereson, ai traumatizoi vajzën time...vajza më tregoi gjithçka që ka ndodhur”

.

Nëna e dy fëmijëve u tha hetuesve se e mitura i kishte treguar asaj për përdhunimin në maj të vitit 2016, disa vite pasi kishte ndodhur sulmi seksual. Vajza iu lut së ëmës që ajo të mos i bënte keq adoleshentit por gruaja refuzoi dhe nisi të komplotonte vdekjen e tij, siç edhe u verifikua në dokumentet e gjykatës.

/tvklan.al






Të ngjashme