Mbytet në lum 57-vjeçari
Një 57-vjeçar është mbytur në lumin Buna të Shkodrës rreth orës 18:30.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtoj i Ri.
Viktima është identifikuar nga uniformat blu dhe është me iniciale S.P. Sipas deklarimeve të bëra në komisariat nga familjarët, dyshohet se 57-vjeçari është vetëmbytur.
Grupi hetimor ka nisur punën për të sqaruar tërësisht këtë ngjarje.
/tvklan.al