Video-Foto/ Kampionati botëror i mjekrës, marrin pjesë edhe femrat


Video-Foto/ Kampionati botëror i mjekrës, marrin pjesë edhe femrat

23:40 02/09/2017

Më shumë se një mijë persona të apasionuar pas qimeve në fytyrë u dyndën në Teksas, ditën e premte, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Mjekrës dhe Mustaqeve.

Sipas faqes së internetit të Austin Facial Hair Club, festimet e fundjavës përfshinë kategoritë “vetëm me mustaqe” dhe “vetëm femra me mjekër”.

Por pjesa kryesore është vendosur për të dielën, ku pjesëmarrësit me mustaqe dhe mjekra renditen në pjesën e ‘stilit të lirë’ të konkursit, e ndjekur nga çmimet më të mira të shfaqjes për të shënuar fundin e eventit.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”372″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

“Është parashikuar të jetë konkursi më i madh deri më sot. Eventi tre – ditor do të përfshijë argëtim, ushqim karakteristik të zonës, aktivitete miqësore familjare dhe dhjetra konkurse të qimeve të fytyrës”

, shkruhet në faqen e WBMC.

Sipas kësaj të fundit, origjina e konkursit është “e mbushur me polemika”, por konkursi modern i mjekrës nisi me një event të vitit 1990, të organizuar nga i pari klub i mjekrës, në vendlindjen e saj Höfen /Enz të Gjermanisë, në një fshat i vogël në Pyllin e Zi./

tvklan.al






Të ngjashme