Spanja në krye të grupit, mund Italinë 3 me 0


Spanja në krye të grupit, mund Italinë 3 me 0

10:20 03/09/2017

Spanja merr kreun e grupit G të kualifikueseve të botërorit. “La Firia Roha” mundi 3-0 Italinë. Në pjesën e parë të ndeshjes që u luajt në “Santiago Bernabeu”, Isko shënoi dy herë duke thyer portierin Buffon.

Në pjesën e dytë goli i tretë u shënua nga Morata pas një kundërsulmi së bashku me mbrojtësin Sergio Ramos.

Spanja theu rekordi e Italisë prej 56 ndeshjesh pa humbje në kualifikueset e Botërorit dhe tashmë ka 19 pikë në vendin e parë të grupit. Italia në vendin e dytë dhe Shqipëria në të tretin e favorizuar edhe nga humbja e Izraelit në shtëpi me Maqedoninë. Pandev i dha fitoren skuadrës së tij me golin e shënuar në pjesën e dytë.

Tv Klan






Të ngjashme