Foto/ Bllokohet aksi Orikum-Dukat, policia porosit drejtuesit: Bëni kujdes nga lagështira
Aksi rrugor Orikum – Dukat është bllokuar përkohësisht si pasojë e rëshkitjes së dherave. Për të ndihmuar lëvizjen në këtë aks, janë angazhuar dy patrulla të Policisë Rrugore.
Policia u bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes për shkak të lagështirës në rrugë në shumë segmente dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit. Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes maksimal gjatë udhëtimit: - Të ruajnë kontrollin e mjetit dhe të kryejnë manovra të sigurta - Të qarkullojnë me shpejtësi konform segmentit rrugor dhe sinjalizimit përkatës - Të përdorin rripat e sigurimit në mjete, kaskat mbrojtëse në motoçikleta - Të mos përdorin aparatet celulare gjatë drejtimit të mjeteve - Të mos përdorin pije alkoolike në rast drejtimi të mjeteve - Të bëjnë kujdes me këmbësoret që kryejnë kapërcimin e rrugës jashtë rregullave të qarkullimit rrugor. “Karvanet me makina të dasmorëve të respektojnë rregullat e lëvizjes, të mos parakalojnë, dasmorët të mos dalin nga dritaret pasi bëhen burim aksidenti. Për shkelësit e normave të sjelljes gjatë drejtimit të automjetit, Policia Rrugore do të marrë masat administrative maksimale ndaj tyre”, njofton policia. /tvklan.al